Pas vdekjes së 7-vjeçares në himarë nga goditja e gomones, ka një reagim të përgjithshëm. Përfaqësues të shoqërisë civile kanë njoftuar një protestë më 4 gusht ku kërkohet edhe dorëheqja e disa ministrave.
Postimi në rrjete:
⛔Sot shteti vrau! Janë paralajmëruar institucionet me qindra here se mjetet lundruese po na kërcënojnë jetën! Sipas sugjerimit të një qytetari të ri @alvimusaraj, po ngrihemi në protestë. Kërkojmë: ⛔Dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm ⛔Dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë ⛔Dorëheqjen e Ministres së Turizmit Ngushëllime të sinqerta familjes.