Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në bregdetin e Vlorës ku një 40 vjeçar ka përplasur me gomone një fëmijë të mitur.
Uniformat blu bëjnë me dije se ngjarja është rregjistruar rreth orës 17:40, në plazhin e Jonufrës, ku shtetasi H. K., rreth 40 vjeç, duke drejtuar një mjet lundrues tip gomone, ka dëmtuar një 7-vjeçar, i cili ka qenë duke notuar në afërsi të bregut.
7-vjeçari ndodhet në spital fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar nga Policia për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 17:40, në plazhin e Jonufrës, shtetasi H. K., rreth 40 vjeç, duke drejtuar një mjet lundrues tip gomone, ka dëmtuar një 7-vjeçar, i cili ka qenë duke notuar në afërsi të bregut. Aktualisht fëmija ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar nga Policia për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.