Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francavilla Fontana, në zonën e Brindisit ku një djalë 6-vjeçar ka pirë aksidentalisht ujë me zbardhues dhe nëna në panik është hedhur nga dritarja e shtëpisë së tyre.
Sipas mediave të huaja mësohet se nëna, 41 vjeç dhe djali janë shtruar në spital dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
I mituri po mbahet nën kujdesin e mjekëve pasi ka pësuar djegie në gojë.
Ishin kalimtarët ata të cilët lajmruan ambulancën dhe policinë. Ndërkohë, autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.