Ballina Vendi “T’i kthehemi zakonit të torbave prej lecke”, ministrja Kumbaro,kujton vendimin: Nga 1...

“T’i kthehemi zakonit të torbave prej lecke”, ministrja Kumbaro,kujton vendimin: Nga 1 qershori ndalet përdorimi i qeseve plastike!

1

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro gjatë fjalës së saj në panelin për mjedisin në fazën e parë të Kongresit të PS-së, deklaroi se duke nisur nga 1 qershori qeveria do të ndalojë përdorimin e qeseve plastike.

Ministrja tha se gjobat për shkelësit do të rriten, pasi qeset plastike rezultojnë ndotësit më të mëdhenj të lumenjve.

“Në 17 mars e miratuam ligjin që ndalon prodhimin tregtimin e import e qeseve plastike se na rezulton që është ndotësi kryesor i ujërave e lumenjve.
Duhet t’i kthehemi patjetër e këtë e kemi shumë seriozisht se jemi të vendosur t’i qepemi e mos i ndahemi t’i kthehemi zakonit të torbave prej cope, rrjetave me të cilat ishim mësuar kur nuk e dinim që kishte qese. Do e ndjekim me masa e sanksione, se nga sondazhi i fundit i këshillimit kombëtar 77% e të pyeturve kërkojnë rritjen e sanksioneve e ndëshkimeve e gjobave për ndotësit në mjedis. Ndotja nuk është thjesht gabim por krim mjedisor, do i rrisim gjobat por do jemi të qëndrueshëm deri sa të mos lëmë asnjë cep të Shqipërisë për të cilën krenoheni e zihemi në FB ta kemi të pastër si kemi shtëpitë tona brenda derës sonë”, pohoi ministrja.