Ballina Vendi “The Guardian” sugjeron Qeparon, per pushimet e veres,duke e cilesuar si nje...

“The Guardian” sugjeron Qeparon, per pushimet e veres,duke e cilesuar si nje fshat magjik e spektakolar, me plazhet me te bukura ne bote

2

Jugu i Shqipërisë mbetet një nga perlat botërore. The Guardian ka listuar plazhet e Qeparosë si një nga më të bukurit në botë që duhet vizituar patjetër. Në një artikull ku janë lista e 40 plazheve më të bukur në botë, nuk ka munguar as vendi ynë. The Guardian e përshkruan Qeparonë si një fshat magjik që dhuron spektakle ngjyrash e plazhe të shumtë. Si më kryesore përmendet Porto Palermo e kështjella e Ali Pashë Tepelenës, që gjithashtu sugjerohet të vizitohet.

Artikulli për Shqipërinë:

Qeparo është një fshat magjik që ofron kombinime spektakolare ngjyrash: bluja e detit, jeshilja e kodrave dhe e bardha e formacioneve shkëmbore gëlqerore që dalin nga shpatet dramatike të maleve përreth. Ka shumë plazhe të fshehura, por edhe ai kryesor, i quajtur Porto Palermo, është bukur i pazhvilluar dhe i përsosur për t’u çlodhur në guralecë ose për të eksploruar gadishullin shkëmbor aty pranë, ku në krye ka një kështjellë 200-vjeçare. Aty gjeni dhe dhoma me pamje nga jugu mbi detin Jon që nisin nga 70 euro nata.