Ballina Lajme The Guardian rendit Dhërmiun si destinacionin e parë për pushime

The Guardian rendit Dhërmiun si destinacionin e parë për pushime

1

Shqipëria gjithnjë e më shumë po vihet në vëmendjen e mediave të huaja prestigjioze për historinë, plazhet dhe kulturën e saj duke nxitur turistët e huaj ta vizitojnë atë.

Midis vendeve të cilët kanë një turizëm të zhvilluar nuk mbetet më pas edhe Shqipëria, citon The Guardian, duke e rekomanduar atë si destinacionin e parë për turistët.

Resortet vetëm gjysmë ore nga Tirana ofrojnë rërë të artë, det të qetë dhe hotele të lira. Vija bregdetare në formë gjysmëhëne ofron diell gjatë gjithë ditës. Shqipëria ka mbajtur çmime konkurruese, veçanërisht pasi i konvertoni paundet në lekët vendase.

Dhërmiu është vendi në jug të Shqiperisë ku mund të provoni çdo ditë një plazh të ndryshëm. Një shportë pikniku për katër persona kushton rreth 20 £ dhe dreka në një restorant të këndshëm fillon nga 8 £”, shkruan The Guardian.

Me më shumë se 400 km bregdet, duke përfshirë Rivierën Shqiptare mahnitëse, nuk është për t’u habitur që vendi është kthyer në një destinacion popullor veror.

Plazhet me gurë, ujë të kristaltë e natyrë të egër, histori dhe ushqim I mirë, zona arkeologjike apo liqene janë atraksione që do të mbjanë të mbërthyer turistët në Shqipëri.

/rtsh.al/