Ballina Vendi Amelia, Noel… Emrat më të pëlqyer në Shqipëri që po zgjedhin çiftet...

Amelia, Noel… Emrat më të pëlqyer në Shqipëri që po zgjedhin çiftet e reja Amelia, Noel… Emrat më të pëlqyer në Shqipëri që po zgjedhin çiftet e reja

4

Zgjedhja e emrit të foshnjës është një nga dilemat dhe situatat më angazhuese për prindërit e ardhshëm. Kuptimi dhe personaliteti që mbart emri do të ndikojë në të ardhmen e fëmijës, dhe për këtë prindërit kujdesen që të zgjedhin emrin e duhur për foshnjat e tyre dhe unik që të dallojë mes të tjerëve.

Në vitet e kaluara ka qenë mjaft e modës që prindërit të risjellin emrat e njerëzve të njohur apo të bashkonin emrat e tyre për të arritur në një përfundim të bukur, por sot duket se orientimi është drejt emrave të huaj dhe me kuptime të veçanta që do të nxjerrin në pah personalitetin e fëmijës.

Sipas raportit të INSTAT, edhe në Shqipëri trendi i përdorimit të emrave me kuptime të veçanta po mbizotëron dhe kjo duket në vitin 2022 ku emrat më të përdorur përfaqësojnë lule, vlera apo personalitete të forta.

Gjatë 2022 emrat më të përdorur për vajzat janë Amelia, ku gjatë 2022 rezulton se 499 persona e mbajnë këtë emër kuptimet e së cilës janë të shumta në kultura të ndryshme (bujare, e fortë, lule etj). Qarku ku ky emër është më i përdorur është në Tiranë me 79 persona, në Durrës e mbajnë 42 persona dhe në Vlorë me 29 persona. Pas Amelias më e përdor është emri Ajla, Aria, Leandra, Ambra, Klea, Melisa, Amaris dhe Reina.

Po për djemtë kush është emri më i përdorur? I pari në listë sipas INSTAT në Shqipëri gjatë 2022 mbizotëron Noel që do të thotë “krishtlindje, apo një jetë e re”. Qarqet ku ky emër është më i përdorur është në Tiranë me 60 persona dhe Elbasan me 32 persona . Gjatë 2022 me emrin Noel u regjistruan 402 foshnje. Emrat e tjerë më të përdorur në listë janë Aron, Joel, Roan, Amar, Mateo, Alteo, Roel, Luis, Dion.

Duke mësuar sekretin e origjinës së emrit, mund të mësoni shumë për një person. Kjo shpjegon shumë nga tiparet e sjelljes së tij. Nesë jeni në pritje të një fëmije dhe jeni ende në dilemë se si t’ia vini emrin, hidhini një sy listave më sipër, mund të gjeni frymëzimin e duhur.

/I.K./rtsh.al/