Ballina Bota Tetë viktima, disa të zhdukur dhe 4 000 të evakuar nga moti...

    Tetë viktima, disa të zhdukur dhe 4 000 të evakuar nga moti i keq në Itali

    0

    Janë të paktën tetë viktima nga përmbytjet që goditën zonën e Emilia Romanjas.

    Midis tyre, tre persona vdiqën në Forlì, nga një rrëshqitje dheu dhe dy bashkëshortë humbën jetën në Ronta di Çezena.

    ”Të zhvendosurit janë rreth 4 000, por kjo është një shifër e përafërt. Kanë vërshuar 14 lumenj. Përmbytjet kanë prekur edhe qendra të mëdha të banuara”, tha ministri i Mbrojtjes Civile, Nello Musumeci.

    Lidhjet janë praktikisht të bllokuara, nga hekurudhat në autostrada, për të mos përmendur ndërprerjen e shumë rrugëve rajonale.

    Çmimi i Madh i Imolas, i anuluar nga organizatorët, nuk do të mbahet gjatë fundjavës, edhe për shkak se pista e garës shkon përgjatë lumit Santerno.

    Lajmi i mirë është se vala e motit të keq duket se po qetësohet, pasi nuk bie shi nga ora 13:30.

    ”Ky është një tërmet për ne”, tha presidenti i rajonit Stefano Bonaccini.