Ballina Vendi Tërmeti ‘shkund’ Shqipërinë, ndihen lëkundje të forta në disa qytete

Tërmeti ‘shkund’ Shqipërinë, ndihen lëkundje të forta në disa qytete

225

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 02:42 janë regjistruar lëkundje të forta tërmeti në disa qytete të vendit

Sipas informacioneve të para lëkundja ka qenë me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter.

Epiqendra e tërmetit është regjistruar 48 kilometra në veriperëndim të Tiranës, 35 kilometra në veriperëndim të Durrësit. Raportohet se thellësia e valëve ka qenë 6.5 kilometra.

Lëkundjet veçse në Tiranë e Durrës janë ndjerë edhe në Lezhë, Laç e Fushë-Krujë.