Ballina Bota Tërmeti në Turqi e Siri, Biden: Jam i pikëlluar! Kam nisur ekipin...

    Tërmeti në Turqi e Siri, Biden: Jam i pikëlluar! Kam nisur ekipin tim për të monitoruar situatën!

    1

    Presidenti amerikan Joe Biden, ka shprehur ngushëllimet pas tërmetit të fortë që goditi Turqinë dhe Sirinë.

    Biden premtoi se ndihma nga Uashingtoni nuk do të mungojë, shkruan Al Jazeera.

    “Kam urdhëruar ekipin tim që të monitorojë nga afër situatën në koordinim me Turqinë dhe të ofrojë ndihmën e nevojshme”, është shprehur Biden në një reagim në Twitter.

    Ndërkohë numri i viktimave vijon të jetë në rritje.

    (BalkanWeb)