Ballina Vendi Tërmeti në Durrës, qytetarët: Ishte e tmerrshme, lëkundje për disa sekonda

Tërmeti në Durrës, qytetarët: Ishte e tmerrshme, lëkundje për disa sekonda

1

DURRËS – Lëkundje tërmeti u regjistruan sot në Durrës. Qytetarë të shumtë, nga zona e Durrësit por edhe përreth kanë raportuar në EMSC edhe ndjesinë që kanë përjetuar.

Dikush e përshkruan si të tmerrshëm, ndërsa dikush tjetër shkruan se u ndje deri në Shëngjin.

Raportohet se ky tërmet ishte me magnitudë 3.5 e shkallës rihter.

Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë në detin Adriatik, ndërsa ka pasur një thellësi prej 10 kilometrash.

Sipas EMSC, ky tërmet është regjistruar 3 km larg qendrës së Durrësit.

/abcnews.al