Një tërmet shumë i fortë ka goditur Perunë ditën e enjte. Forca e tërmetit ka qenë 7.2 e shkallës Rihter.
Për më tepër, sipas Igp, tronditja është ndjerë në zona të ndryshme të Perusë jugore, ku popullsia doli në rrugë nga frika e shkaktuar prej lëkundjeve të forta.m
Deri më tani, njofton radioja RPP në Lima, nuk raportohet për dëme materiale apo viktima nga tërmeti. Tronditjet u ndjenë edhe në Kili dhe Bolivi.
Kujtojmë që vendet e Amerikës Latine dhe shtete rreth oqeanisë goditen shpesh nga tërmete kaq të forta.