Ballina Bota Tërmet i fuqishëm trondit Turqinë, banorët të tmerruar dalin në rrugë

    Tërmet i fuqishëm trondit Turqinë, banorët të tmerruar dalin në rrugë

    47

    Pasditen e sotme, rreth orës 16:04 -ora lokale, një tërmet i fortë me magnitudë 5.2, është regjistruar  në provincën Malatya në Turqinë lindore.

    Lajmin e ka konfirmuar Agjencia për Fatkeqësitë Natyrore dhe Emergjencat (AFAD).

     

    Tërmeti ka ndodhur në thellësinë fokale 13.93 km, si pasojë e të cilit është ndjerë edhe në prefekturat fqinje.

    Shqetësimi i banorëve që dolën në rrugë ka qenë i fortë.

    Malatya u prek rëndë dhe pësoi dëme serioze nga dy tërmetet e forta të 6 shkurtit 2023, me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë, me qendër në provincën fqinje të Kahramanmaras.