Ka shkuar në 82 numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm, që goditi Kinën jugperëndimore në fillim të kësaj jave.
Numri i të lënduarve ka shkuar në 270, ndërsa 35 persona rezultojnë të zhdukur, me ekipet e shpëtimit që po bëjnë të pamundurën për t’i nxjerrë nga rrënojat.
Tërmeti me magnitudë 6.6 goditi të hënën qarkun rural të Luding në provincën malore të Sichuan. Pas tërmetit vendi u pushtua nga reshje të dendura shiu, gjë që po pengon punën ekipeve shpëtuese, pasi ka rrezik për rrëshqitje të dheut.
Shërbimi meteorologjik parashikon reshje shiu për ditën e sotme dhe nesër në zonë me vranësira të lokalizuara.
“Këto reshje rrezikojnë të shkaktojnë rrëshqitje dheu”, paralajmëruan ata.
Më shumë se 10,000 ushtarakë dhe zjarrfikës janë përfshirë në operacionet e shpëtimit.
Më shumë se 22,000 njerëz deri më tani janë evakuuar nga zona dhe janë dërguar në 124 strehimore të përkohshme, sipas gazetës Laiki Imerisia./abcnews.al/