
Një pasagjere e JET2, Catherine Bush është gjobitur me 5,000 paund dhe është ndaluar përgjithmonë të fluturojë me këtë kompani, pasi bëri “sherr” me ekuipazhin. Sipas mediave të huaja, e reja tentoi të hapte derën e avionit gjatë fluturimit.
Ajo fillimisht debatoi me ekuipazhin dhe u përpoq të hapte derën, ndërsa më pas goditi një pasagjere.
Pas këtij incidenti piloti u detyrua që të bënte devijim dhe ulje të detyruar në Vjenë. E reja zbriti nga avioni, ndërsa veprimi në fjalë u duartrokit nga pasagjerët e tjerë.