Ballina Bota Tensionet mes Kinës dhe Tajvanit, Australia blen nëndetëse me energji bërthamore: Po...

    Tensionet mes Kinës dhe Tajvanit, Australia blen nëndetëse me energji bërthamore: Po rrisim fuqinë në sistemin mbrojtës

    2

    Australia ka bërë të ditur se blerja e nëndetëseve me energji bërthamore me rreze të gjatë veprimit do të jetë një ndër gjashtë fushat prioritare të vendit pasi rishikimit të strategjisë së mbrojtjes.

    Kryeministri Anthony Albanese nisi Rishikimin Strategjik të Mbrojtjes menjëherë pasi u zgjodh në maj të vitit të kaluar. Rishikimi i strategjisë vjen mes tensioneve në rritje në Azinë Lindore – veçanërisht mbi ishullin e vetëqeverisur të Tajvanit – dhe teksa Kina po ecën përpara me modernizimin e ushtrisë së saj.

    Albanese tha se qeveria do të miratojë tre prioritete të tjera të rekomanduara në rishikim për veprim të menjëhershëm: Iniciativat për të përmirësuar rritjen dhe mbajtjen e një fuqie punëtore mbrojtëse shumë të aftë, përmirësimin e kapacitetit të Australisë për të përkthyer me shpejtësi teknologjitë e reja në thellim të mbrojtjes dhe partneriteteve diplomatike, transmeton Al Jazeera. 

    Rishikimi Strategjik i Mbrojtjes ka të bëjë me ruajtjen e paqes, sigurisë dhe prosperitetit në rajonin tonë. Ka shumë vendime të vështira që duhen marrë, por duke e bërë këtë, ne po i marrim ato në interesin më të mirë të Forcës sonë të Mbrojtjes dhe kombit tonë”, tha zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes Richard Marles.

    /rtsh.al/