Ballina Vendi Temperaturat deri në 16 gradë celsius, si do të jetë moti për...

Temperaturat deri në 16 gradë celsius, si do të jetë moti për ditën e sotme

1

Territori i Shqipërisë do të mbetet nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, të cilat do të sjellin gjatë paradites dominim të kthjellimeve në pothuajse të gjithë vendin.

Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë kalime vranësirash në zonat malore dhe pjesërisht në qytetet e zonës së ulët. Por nën mbizotërimin e kthjellimeve parashikohet të jetë përgjatë vijës bregdetare edhe në pjesë e dytë të ditës.  

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke u luhatur nga -1°C deri në 16°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Perëndimor duke sjell në brigjet detare dallgëzim të ulët.