Ballina Vendi Temperatura verore por vranësira, si parashikohet moti për sot

Temperatura verore por vranësira, si parashikohet moti për sot

0

Shqipëria do të përfshihet nga një mot me kushte të qëndrueshme atmosfrike gjatë ditës së sotme.

Sipas parashikimeve pritet të kemi alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Paraditja do të ketë më shumë orë me diell kryesisht në ultësirën perëndimore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 26°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 3 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1-2 ballë.