Ballina Vendi Temperatura deri në 30 gradë dhe orë me diell, ja si pritet...

Temperatura deri në 30 gradë dhe orë me diell, ja si pritet të jetë moti në fundjavë

4

Moti për ditën e shtunë, pritet të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike ku nuk do të mungojnë orët me diell në pjesën më të madhe të vendit ndërsa vranësirat do të jenë të pakta e kalimtare.

Era do të fryjë në drejtimin juglindje-veriperëndim me shpejtësi 1-7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri 12m/s. Valëzimi në dete do të jetë I forcës 1-2ballë.

Temperaturat parashikohen :

Në zonat malore 8/24 °C
Në zonat ulëta 12/30 °C
Në zonat bregdetare 14/27 °C.

Për ditën e dielë, parashikohen alternime kthjellimesh e vranësirash në mesditë, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu e shtrëngata lokale me shkarkesa elektrike përgjatë relieveve malore. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati I Perëndimit me shpejtësi 1-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi 11m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen :

Në zonat malore 13/25 °C
Në zonat ulëta 12/28 °C
Në zonat bregdetare 16/26 °C