Moti gjatë ditës së sotme do të jetë me vranësira mesatare të pasuara nga reshje në formën e stuhive dhe rrebeshe lokale në zonën malore dhe qendrore.
Temperaturat minimale do të luhaten 10-15 gradë, temperaturat maksimale parashikohen me rënie 20 -21°C në veri , 22 -26°C në zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit.
Bregdeti nuk pritet që të përfshihet gjatë ditës së sotme nga reshje shiu.
Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek dhe dallgëzim të forcës 2 ballë në det të hapur.