Ballina Vendi Tellohet blanci i viktimave nga termeti ne Afganistan, të paktën 920 të...

Tellohet blanci i viktimave nga termeti ne Afganistan, të paktën 920 të vdekur dhe mbi 600 të plagosur

1
4447747

Një tërmet prej 6.1 shkallësh që goditi të mërkurën Afganistanin, la pas vetes të paktën 920 të vdekur. BBC raporton se janë plagosur mbi 600 të tjerë.

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tha se tërmeti goditi rreth 44 kilometra nga qyteti Khost, pranë kufirit me Pakistanin.

“Lëkundje të forta dhe të gjata”, postoi një banor i kryeqytetit afgan, Kabul, në faqen e internetit të Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC).

“Ishte i fortë”, tha një banor i qytetit veriperëndimor pakistanez të Peshawarit.

EMSC-ja tha se fuqia e tërmetit ishte 6.1 shkallë, ndonëse USGC tha se ishte 5.9.