Ndërsa grupet e shpëtim-kërkimit luftojnë me kohën për të nxjerrë nga rrënojat sa më shumë njerëz në Turqi, një lajm i mirë ka ngrohur zemrat e të gjithëve.
Pas plot 5 ditësh nga tërmeti shkatërrimtar, është bërë e mundur nxjerrja gjallë e një nëne me dy vajzat e saj në Kahramanmaras.
E para u shpëtua nëna, ndërsa pak orë më vonë u bë e mundur dhe nxjerrja e dy vajzave, që u gjetën të kapura dorë për dore.