
8 Marsi, Balla në sipërmarrjen e përpunimit të peshkut në Lushnje ku janë punësuar 250 gra
Balla eshte shprehur se është i rëndësishëm respektimi i të drejtave të punonjësve dhe garantimi i kushteve të duhura në vendin e punës Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste Taulant Balla i shoqëruar nga Kryetarja e Bashkisë, Eriselda Sefa me rastin e 8 Marsit ishte sot në mjediset e sipërmarrjes italiane të përpunimit të peshkut açuke “Nettuno Shpk”, ku punojnë 250 gra në Lushnje.

Përmes një postimi në facebook Balla deklaron se për të është shumë i rëndësishëm respektimi i të drejtave të punonjësve dhe garantimi i kushteve të duhura në vendin e punës ndaj dhe sot ishte vetë në këtë sipermarrje për të parë nga afër respektimin e të drejtave të grave më mjedisin e punës së kësaj kompanie. Sipas Ballës, produktet e peshkut të kompanisë ‘Nettuno’ eksportohen në vende të ndryshme europiane si Itali, Spanje etj. Postimi i plotë i Taulant Ballës: LushnjeMe rastin e 8 Marsit, bashkë me kryetaren e Bashkisë, Eriselda Sefa ishim në mjediset e sipërmarrjes italiane
të përpunimit të peshkut açuke “Nettuno Shpk”, ku punojnë 250 gra. Për ne është shumë i rëndësishëm respektimi i të drejtave të punonjësve dhe garantimi i kushteve të duhura në vendin e punës. Produktet e peshkut të kompanisë ‘Nettuno’ eksportohen në vende të ndryshme europiane si Itali, Spanje etj. #MbështesimSipërmarrjen



