Ballina Lajme Tatimet thirrje bizneseve: Do përballeni me ligjin nëse nuk deklaroni pagën e...

Tatimet thirrje bizneseve: Do përballeni me ligjin nëse nuk deklaroni pagën e plotë të punonjësve

1

Bizneset apo tatimpaguesit që nuk deklarojnë pagën e plotë të punonjësve do të hetohen dhe procedohen sipas ligjit për  “Për Procedurat Tatimore”.

Gjatë analizës së kryer, Administrata Tatimore ka evidentuar dy fenomene me risqe të larta që ndikojnë drejtpërdrejtë jo vetëm te Tatimet, por edhe “Pensionin dhe Shërbimet Mjekësore”.

Ulja e deklarimit të pagave të punëmarrësit me qëllim shmangien e pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për punonjësit përbën vepër penale.

Gjithashtu, Tatimet sqarojnë se vepër penale përbën edhe anulimi i faturave të deklaruara të shitjes që nuk reflektohen në Librat e Blerjes së klientëve të tyre.

Administrata Tatimore njofton të gjithë Tatimpaguesit se ka konstatuar 2 fenomene me risk të lartë: Tatimpagues, që bëjnë ndryshime me ulje të deklaratës së listëpagesës, me qëllim shmangien e pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për punëmarrësit. Tatimpagues, që anulojnë faturat e deklaruara të shitjes, pa u reflektuar këto anullime në Librat e Blerjes së klientëve të tyre.

I bëjmë me dije të gjithë tatimpaguesit se këto ndryshime të pajustifikuara të deklaratave, kryesisht ndryshimi i deklaratës së listpagesës, cënojnë drejtpërdrejt jo vetëm Administratën Tatimore, por edhe Pensionin dhe Shërbimet Mjekësore të punëmarrësit dhe në bazë të ligjit konsiderohet vepër penale”, thuhet në njoftimin e Administratës Tatimore.

Administrata Tatimore njofton se pjesë e këtij hetimit do të jenë edhe punonjësit e strukturave të saj dhe do të përballen njësoj me ligjin.

/rtsh.al/