Qëndrimi i radhës në kuadër të diskutimeve dhe organizmit për zgjedhjet e 14 majit ka qenë në Libofshë, ku është diskutuar me strukturat e Partisë Socialiste për këtë proces. Prej disa javësh po vazhdohen në mënyrë të organizuar takimet me strukturat e partisë socialiste në çdo njësi administrative të bashkisë së Fierit.
Takimi i radhës ishte në Libofshë, ku diskutua gjerësisht mbi zgjedhjet e 14 majit dhe objektivin që duhet përmbushur në këto zgjedhje. Libofsha është cilësuar si një nga bastionet mbështetëse të Partisë Socialiste në Fier, ndërkohë që realizmi i shumë prej projekteve në këtë njësi i krijon një favor të madh kryetarit të bashkisë së Fierit Armando Subashi i pranishëm në këtë ballafaqim me anëtarësinë socialiste të kësaj zone.
Tashmë është e qartë që sfida e tyre është me më të mirën e Partisë Socialiste, për të maksimizuar votat në 14 maj, për Partinë Socialiste dhe për kandidatin e saj për kryetar Bashkie./Tv Kombi/