Një front pune në drejtim të investimeve në infrastrukturë është ajo në rrugën kryesore të fshatit Sulaj në njësinë administrative të Dermenasit në të cilën janë duke u kryer punimet e fazës së fundit. Gjatë inspektimit të punimeve kryetari i bashkisë së Fierit Armando Subashi ka bërë të ditur se pas përfundimit të karikimit me çakëll dhe stabilizant brenda një jave, pas kryerjes së procesit të ngjeshjes së materialeve, do të kalohet në asfaltim duke përfunduar kështu këtë investim.
Subashi ka theksuar se projekti i hartuar për investimin e rrugës shkon deri në shtëpinë e fundit të këtij fshati. Asfaltimi i rrugës cilësohet si faza e parë e investimit, ndërkohë që në fazën e dytë do të punohet në drejtim të ndriçimit publik, ku në sajë të një marrëveshjeve me OSHE do të bëhet e mundur vendosja e ndriçimit në shtyllat e shpërndarjes së energjisë elektrike, duke minimizuar kështu shpenzimet në këtë drejtim për vendosje të shtyllave të reja.
Sipas kryetarit të bashkisë Armando Subashi me rënien e ujërave parashikohet në muajin mars dhe pastrimi i kanalit vaditës i cili përshkon gjatësinë e fshatit Sulaj. Ai ka bërë të ditur gjithashtu ndërtimin e një ujësjellësi të ri i cili do të ndikojë ndjeshëm në drejtim të furnizimit me ujë të pijshëm të banorëve të kësaj zone. Një tjetër investim parashikohet të kryhet në rrugicat e fshatit një praktikë kjo e ndjekur në shumë fshatra të njësisë bashkiake.
Sipas kryetarit Armando Subashi, Sulaj është një fshat që për gjysmë shekulli nuk është vënë dorë në zgjidhjen problematikës së tij. Ai ka pohuar se investimi në këtë zonë është gjithëpërfshirës, si në të gjitha fshatrat dhe njësitë vendore, duke mos u ndikuar aspak nga pjesa politike e votuesve.
Aktualisht ky fshat ka mesatarisht 900 banorë banorë me 550 votues. Në lidhje me qendrën shëndetësore Subashi ka premtuar fillimin e procesit të hartimit të projektit nga ana e inxhinierëve të bashkisë për ta futur më pas në projektet e investimeve./Tv Kombi/