Ballina Bota Sulmi me thikë/ Shkrimtari Salman Rushdie humbet shikimin në njërin sy dhe...

    Sulmi me thikë/ Shkrimtari Salman Rushdie humbet shikimin në njërin sy dhe përdorimin e dorës.

    1

    Salman Rushdie, ka humbur shikimin në njërin sy dhe përdorimin e njërës dorë pas sulmit që pësoi më 12 gusht teksa do jepte një leksion në perëndim të Nju Jorkut. Autori, shkrimi i të cilit çoi në kërcënime me vdekje nga Irani në vitet 1980, u godit me thikë në qafë dhe në bust ndërsa doli në skenë për të mbajtur një fjalim mbi lirinë artistike në Institutin Chautauqua.

    Agjenti i Ruzhdie, Andreë Wylie teksa e ka konsideruar sulmin si brutal, ka shpjeguar se impakt ka patur sulmi në jetën e autorit. “Plagët e tij ishin të thella, por ai [gjithashtu] ka humbur shikimin e njërit sy. Ai kishte tre plagë të rënda në qafë. Njëra dorë është e paaftë sepse i janë prerë nervat në krah. Dhe ai ka rreth 15 plagë të tjera në gjoks dhe bust. Pra, ishte një sulm brutal”, tha agjenti.

    Wylie tha gjithashtu se ai dhe Ruzhdie kishin biseduar për mundësinë e një sulmi të tillë në të kaluarën. “Rreziku kryesor me të cilin ai u përball kaq shumë vite pas vendosjes së fetvasë është nga një person i rastësishëm që del nga askund dhe e sulmon atë”, tha ai.