Gjashtë persona u vranë, tre të rritur dhe tre fëmijë, të moshës nga tetë deri në nëntë vjeç, në Covenant School, një institucion privat i krishterë për studentët e moshës tre deri në 11 vjeç në Nashville, Tennessee SHBA.
Policia e Nashville zbuloi se 28-vjeçarja që qëlloi dhe vrau gjashtë persona në shkollën Covenant, u identifikua si transgjinore dhe kishte një manifest të detajuar për të sulmuar akademinë e krishterë.
Zyrtarët thanë se Audrey Hale, një ish-studente, hyri në shkollë të hënën në mëngjes duke qëlluar përmes një dere në anë të ndërtesës.
Ndërsa ishte brenda, Hale vrau Evelyn Dieckhaus, Hallie Scruggs dhe William Kinney, të gjithë të moshës 8-9 vjeç, si dhe kujdestarin Mike Hill dhe mësuesen zëvendësuese Cynthia Peak, të dyja 61 vjeç, dhe drejtuesen e shkollës Katherine Koonce, 60 vjeç.
Pas të shtënave, Hale u vra kur u ndeshën me oficerët në katin e dytë në orën 10:27 të mëngjesit, katërmbëdhjetë minuta pasi u ngrit alarmi.
Sulmuesja kishte dy armë të tipit “sulmues” dhe një pistoletë. Të paktën dy nga armët janë blerë legalisht.
Hale përdori njërën prej këtyre armëve për të shkatërruar dyert e shkollës për të hyrë, më vonë qëlloi mbi policinë kur ata mbërritën në vendngjarje.
Pas të shtënave, presidenti Joe Biden rinovoi thirrjet për legjislacionin për kontrollin e armëve