Ballina Bota Sulmet ajrore në Kiev, humbin jetën 2 gra dhe një vajzë 9-vjeçare....

    Sulmet ajrore në Kiev, humbin jetën 2 gra dhe një vajzë 9-vjeçare. Disa të plagosur

    1

    Dy gra dhe një vajzë 9 vjeçe humbën jetën pas sulmeve gjatë natës në Kiev. Raportohet për të paktën 14 të plagosur, shumë prej të cilëve kanë kërkuar trajtim spitalor.

    Sulmi raketor u kap, deklaroi Ukraina, por mbeturinat “qartësisht zbritën në një zonë banimi”.

    Disa banesa u goditën nga mbetjet e raketave duke pësuar dëmtime të shumta. Një pjesë ranë mbi një kënd lojërash në një klinikë fëmijësh.

     

    • foto galeri

    Këto sulme ndaj kryeqytetit po bëhen përsëri rutinë për njerëzit në Kiev. Ditët e fundit, Kievi është zgjuar nga sirenat dhe tentativat për sulme raketore, 90% e tyre janë kapur nga sistemet ukrainase të mbrojtjes ajrore.