Ballina Vendi Sulm terrorist në një kopësht, raportohen viktima mes tyre dy fëmijë!

Sulm terrorist në një kopësht, raportohen viktima mes tyre dy fëmijë!

1

 Ngjarje e rëndë në qytetin rus Ulyanovsk, ku një person i armatosur ka qëlluar me armë zjarri në një kopësht fëmijësh dhe më pas vrau veten.

Raportohet se nga kjo ngjarje e rëndë kanë mbetur vrarë të paktën tre persona.

Viktimat janë dy fëmijë dhe një edukatore, teksa mësohet se pas krimit makabër autori kreu vetëvrasje.

Të shtënat në kopshtin e fëmijëve u hapën nga një banor vendas, Ruslan Akhtyamov, i lindur në 1996, i cili ishte në një regjistër psikiatrik ku figuronte si person me probleme mendore.

Sipas Ria Novosti, e cila citon ish-guvernatorin e rajonit dhe anëtarin e Dumës së Shtetit, personi i armatosur dyshohet se vrau një mësues dhe dy fëmijë të mitur, ndërsa një grua është plagosur rëndë.