Policia holandeze raportoi se disa persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi me armë në një spital dhe në një shtëpi në qytetin e Roterdamit.
I dyshuari është një 32-vjeçar, i cili u arrestua menjëherë nga policia. Autoritetet lajmëruan në mediat sociale se agresori sulmoi Qendrën Mjekësore të Roterdamit dhe një shtëpi pranë spitalit.
Ende nuk ka informacion se sa njerëz janë plagosur.