SHBA- Sulm me armë në Florida. 4 persona kanë humbur jetën pas një sulmi me armë zjarri në Orlando. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së dielës tha shefi i policisë së Orlandos, Eric Smith.
Sipas mediave të huaja, në polici mbërriti një telefonatë për një rast të dhunës në familje në një shtëpi pranë Parramore Avenue dhe Grand Street rreth orës 2:28 të mëngjesit të së dielës.
Sapo mbërritën, ata dëgjuan të shtëna brenda shtëpisë. I dyshuari, i cili ishte i armatosur, më vonë doli nga shtëpia dhe filloi të qëllonte në drejtim të oficerëve, të cilët u përgjigjën po ashtu me armë. Agresori mbeti i vrarë në këtë sulm.