Ballina Bota Sulm masiv kibernetik ndaj Ministrive të Ukrainës

    Sulm masiv kibernetik ndaj Ministrive të Ukrainës

    2

    Uebsajtet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës dhe parlamentit u sulmuan masivisht të mërkurën nga hakerat, “Një tjetër sulm masiv DDoS ndaj shtetit tonë”, tha një nga ministrat.

    Bankat dhe faqet e internetit të qeverisë ishin të paarritshme, tha në Telegram Mykhailo Fedorov, ministër i transformimit dixhital, duke shtuar se disa shërbime po ktheheshin sërish në gjendje pune dhe të tjera ishin ndërprerë qëllimisht për të “minimizuar dëmin nga sulmi”.

    Faqja e internetit e parlamentit dhe e kabinetit të ministrave tashmë ishin rikthyer online, ndërsa faqja e internetit e ministrisë së punëve të jashtme është ende e paarritshme.

    Është hera e dytë në vetëm disa ditë që shërbimet e qeverisë ukrainase ndërpriten me sulme DDoS në shkallë të gjerë, në të cilat grupet e hakerave përdorin rrjete të mëdha kompjuterësh për të dërguar një ortek trafiku në uebsajte të caktuara, duke detyruar faqet e internetit të mos jenë funksionale.

    Javën e kaluar, bankat dhe faqet e internetit të qeverisë pësuan një incident shumë të ngjashëm që zyrtarët qeveritarë thanë se ishte sulmi më i madh DDoS në vend.

    SHBA, Britania e Madhe dhe Australia në ditët e kaluara kanë dalë me deklarata duke fajësuar shërbimin e inteligjencës ushtarake të Rusisë GRU për sulmin DDoS të javës së kaluar.