Një valë e madhe sulmesh me raketa të Hamasit goditi Tel Avivin pak pas orës 20:00 të së shtunës mbrëma.
Mediat izraelite raportuan gjithashtu se sirenat u dëgjuan për një sulm me raketa edhe në Ashkelon. Ka gjithashtu raporte për gjuajtje me raketa në qytetin Bat Yam në bregun e Mesdheut të Izraelit, në fushën qendrore bregdetare në jug të Tel Avivit.
Trupat e pengjeve izraelite në perimetrin e Rripit të Gazës
Ndërkohë, ushtria izraelite njoftoi se kishte gjetur në Rripin e Gazës “trupa pengjesh izraelitë” të rrëmbyer nga Hamasi gjatë sulmit të 7 tetorit ndaj Izraelit.
“Ne gjetëm në perimetrin e Rripit të Gazës trupa të izraelitëve që ishin rrëmbyer,” tha nënkoloneli Peter Lerner, një zëdhënës i ushtrisë izraelite, gjatë një konference për shtyp në Ministrinë e Jashtme.
Videot e propagandës së Hamasit
Dy video propagandistike u publikuan më herët nga Hamasi që synonin forcat izraelite, duke i kërcënuar ata me “çfarë do të vuajnë” kur të fillojë ofensiva tokësore e Izraelit në Gaza.