Një avion turk që kishte shkuar në Sudan për të evakuar qytetarët turq të mbetur atje është qëlluar me armë teksa po zbarkonte në një një bazë ajrore jashtë kryeqytetit të Sudanit, Khartoum.
“Ndaj avionit tonë të evakuimit C-130 që ka shkuar në Wadi Seidna për të evakuuar qytetarët tanë të mbetur në Sudan, ku vazhdojnë përleshjet, është hapur zjarr me armë të lehtë. Avioni ka kryer në mënyrë të sigurtë uljen. Në mesin e personelit nuk ka të plagosur, ndërsa po kryhen kontrollet e nevojshme”, thuhet në njoftimin e ministrisë turke e Mbrojtjes.
Ushtria e Sudanit fajësoi luftëtarët paraushtarakë se kanë hapur zjarr ndaj avionit dhe dëmtimin e sistemit të karburantit.
Ndërsa Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF) mohuan akuzat, duke thënë se ishin të përkushtuar ndaj armëpushimit të zgjatur humanitar.
Ministri i Mbrojtjes i Turqisë tha se përpjekjet do të vazhdojnë për të shpëtuar shtetasin turk nga Ëadi Seidna dhe qyteti i Port Sudanit në bregun e Detit të Kuq.
Që nga fillimi i përleshjeve 14 ditë më parë, qindra njerëz janë vrarë dhe dhjetëra mijëra janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.
Luftimet po shkatërrojnë kryeqytetin dhe rrethinat e tij – i cili deri vonë kishte një popullsi prej rreth 10 milion – duke i lënë njerëzit pa furnizime me ushqim, ujë dhe karburant.
/rtsh.al/