Ballina Vendi Subashi: Vaditja e tokave bujqësore për të arritur rendimentet e duhura në...

Subashi: Vaditja e tokave bujqësore për të arritur rendimentet e duhura në bujqësi, një prioritet i punës sime si kryebashkiak.

1

Kryetari bashkisë së Fierit Armando Subashki duke analizuar punën e kryer në dy mandatet e tij në Asamblemë e Zgjeruar të socialistëve është ndalur dhe në drejtim të investimeve në drejtim të sistemit të vaditjes dhe kullimit në territorin e bashkisë që ai drejton.

Duke qenë se natyra e bashkisë së Fierit është me orientim bujqësore dhe blegtoral më së shumti, i është kushtuar një rëndësi e veçantë këtij sektori pasi si pasojë e dëmtimit të këtij sistemi ndihej problematika e fermerëve si në drejtim të vaditjes, duke mos mundur të mbjellat të jepnin rendimentin e duhur, por edhe në atë të kullimit ku sipërfaqe të tëra toke ishin shndërruar në moçalishte.

Me ndarjen e re të territorit dhe krijimit të bashkisë së Fierit u evidentua që vaditja dhe kullimi kërkonin ndërhyrje emergjente për t’u dhënë krahë fermerëve në veprimtarinë e tyre të përditshme të punimit dhe mbjelljes së tokave bujqësore. Nga një synim ajo u shndërrua në një aksion të vërtetë ku në çdo cep të njësive administrative u çelën frontet e punës.

Në punën evidentuese binte në sy që ky sistem ishte jashtë funksionit prej vitesh të gjatësive të konsiderueshme të kanaleve si vaditës dhe kullues. Kanale të mbuluar nga dherat e viteve, të mbushura me bimësi kanë nxjerrë tërësisht jashtë funksionit këtë shërbim. I cilësuar tashmë si një angazhim i përditshëm në të gjithë territorin e bashkisë Fier gradualisht plotësohet ambicia për kthim në gjendje pune të gjithë kanaleve qoftë vaditës apo edhe në kullues në shërbim të aktivitetit bujqësor të fermerëve të saj.

Aktualisht bashkia e Fierit zotëron një mekanikë të mirë punë për pastrimin e kanaleve si vaditës dhe kullues duke bërë që në mënyrë graduale të vihet në përdorim i gjithë ky sistem. Në fjalën e tij Subashi ka pohuar që me nëntë ekskavatorët në të gjithë njësitë vendore kanalizimet e vaditjes dhe kullimit janë pastruar 1500 km kanale kulluese dhe vaditëse duke shpëtuar nga degradimi dhe moskullimi rreth 60 mijë ha tokë dhe përmes sistemit të vaditjes iu dha jetë 22 mijë ha tokë.

Por duke qenë se ky aksion nuk njeh asnjëherë të ndalur, por rikthehet dhe në ato fronte që janë pastruar dhe kërkojnë mirëmbajtje dhe për të përmbushur nevojat e fermerëve në këtë drejtim bashkia e Fierit ka planifikuar blerjen e dy ekskavatorëve të rinj duke shtuar kështu akoma më shumë volumin e punëve dhe zgjidhjen e problemeve në këtë drejtim.

Një prej mjeteve do të jetë me krahë të gjatë duke lehtësuar ndjeshëm procesin e punës në kanalet me thellësi dhe gjerësi të madhe. Këto investime kanë bërë të mundur që të rritet sipërfaqja e punueshme bujqësore, por edhe të rritën të ardhurat e fermerëve./Tv Kombi/