Kryetari i bashkisë së Fierit Armando Subashi ka sjellë në faqen e tij të komunikimit social në fb, një kompozitë fotografish nga ana të ndryshme të territorit të bashkisë së Fierit. Janë pamje të cilat janë një realitet i bukur në të gjitha zonat e bashkisë si n ë drejtim të punimit të tokave bujqësore, por edhe nga pasuria arkeologjike dhe njësitë e shërbimit në hotleri, apo dhe në qendrat e ngritura në shërbim të komunitetit.
Janë pamje vërtetë shlodhëse që mbajnë brenda punën dhe mundin, përkushtimin dhe devotshmërinë si të punës së fermerëve në tokat bujqësore, që tashmë në çdo stinë të vitit janë në përdorim me kultura bujqësore, por edhe të iniciativës private të banorëve të zonave rurale dhe urbane në Fieri. Vetë bashkia e Fierit synon që përmes punës së saj të mbaj me tone të gjalla dekorin e qytetit përmes drurëve dekorativë dhe shumëllojshmërisë së shkurreve të gjelbëruara dhe luleve të çelura.
Ai e ka quajtur këtë kolazh fotografish si një frymëmarrje në jetën e çdo banori dhe një urim për të patur kurdoherë një ditë sa më të begatë. Në postimin e tij kryebashkiaku Subashi shkruan: “Natyra gjithmonë na mbush me dëshirë e optimizëm për një ditë të bukur e plot gëzim. Nuk është e tepërt të kërkojmë mes nesh sa më shumë mirëkuptim, tolerancë e vlerësim, në këtë ditë simbolike të dashurisë!”/Tv Kombi/