Ballina Vendi Subashi: Ngritja e një pike grumbullimi të drithërave në sasinë e nëntë...

Subashi: Ngritja e një pike grumbullimi të drithërave në sasinë e nëntë mijë tonëve në planin e bashkisë së Fierit për këtë vit.

3

Iniciativat vetjake dhe ngritja e bizneseve në drejtim të prodhimeve bujqësore tashmë janë një realitet i prekshëm në bujqësinë fierake. Një shembull i tillë është ai fermerit Thoma Çuni nga Daullasi i cili ka ngritur një cikël të mbyllur të prodhimit bujqësor të drithërave që nga punimi i tokës, korrja e drithërave, grumbullimi i tyre dhe dalja në treg.

Në magazinën e grumbullimit të drithërave të tij kanë qenë për vizitë deputet Taulant Balla dhe kryebashkiaku Armando Subashi të cilët e kanë falënderuar për sipërmarrjen tij duke theksuar faktin që ky duhet të jetë një shembull pozitiv dhe për fermerët e tjera të bashkisë së Fierit.

Aktualisht ai merret me kultivimin e drithërave të elbit, misrit dhe grurit duke shënuar një rritje të rendimeve të tyre nga njëri vit në tjetrin. Edhe këtë vit fermeri Çuni ka një sipërfaqe të konsiderueshme më grurë nisur dhe nga përfitimi më i lartë që shënohet nga shitja e këtij prodhimi. Gjatë këtij takimi kryetari i bashkisë së Fierit Armando Subashi ka bërë të ditur iniciativën e bashkisë së Fierit për të ndërtuar këtë vit një pikë grumbullimi të drithërave me sillosat dhe pajisjet e tharjes në sasinë e nëntë mijë tonëve.

Sipas tij do të jenë gjashtë sillosa me nga 1500 ton secila. Ndërkohë Balla nga ana e tij ka pohuar që fermerët duhet të jenë të foksuar në drejtim të mbjelljes së grurit si më fitimprurës. Sipas tyre me rëndësi është lidhja e prodhimit të zonës me industrinë e përpunimit të grurit, katër më të mëdhatë në vend, me qëllim që të reduktohet blerja jashtë vendit e grurit dhe të sigurohet kështu tregu i shitjes së prodhimit vendas. E udhës është parë bërja e një planfikimi me qëllim që në qershor të prezantohet situata e prodhimit përpara kompanive të përpunimit të grurit.

Vlerësohet që cilësia e grurit të importit nuk mbart vlerat që ka prodhimi vendas i cili ka një përqindje proteinike më të lartë. Aktualisht fermeri Çuni ka ngritur një cikël të mbyllur të punimit dhe grumbullimit të prodhimit duke punuar me mekanikën e tij rreth 100 ha tokë bujqësore dhe autokombajnave për korrjet e prodhimit.

Shfrytëzimin e tokës bujqësore ai e ka të alternuar dhe me mbjelljen e katër mijë rrënjëve ullinj dhe një mijë rrënjë shegë prej të cilave siguron të ardhura shtesë./Tv Kombi/