Ballina Vendi Stuhi shiu, rrufe dhe ulje temperaturash! Kjo do të jetë dita më...

Stuhi shiu, rrufe dhe ulje temperaturash! Kjo do të jetë dita më e ftohtë e javës, bëni gati xhupat

211

Duke nisur nga mbrëmja e sotme në të gjithë territorin do të kemi shtim të vranësirave, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu.

Përgjatë gjithë natës deri në mëngjes të ditës së hënë parashikohen reshje shiu dhe ulje temperaturash.

Ndërkohë që dita e martë do të sjellë stuhi shiu në të gjithë territorin, si dhe ulje të temperaturave me disa gradë.

Pas ditës së mërkurë pritet të kemi një stabilizim të motit, ku do të ketë mot të kthjellët gjatë paradites, ndërsa pasdite do të ketë shtim të vranësirave si dhe reshje shiu që do të vijnë në formën e shtrëngatave.

E njëjta pasqyrë pritet edhe përgjatë ditës së enjte dhe të premte.

Sa i përket ditës së shtunë do të kemi sërish ngritje temperaturash, të cilat parashikohet që të arrijnë në 30 gradë celcius në vlerat maksimale. /AlbEu.com/