Ballina Vendi Spitali Rajonal Fier akreditohet në Ditën Botërore të Mbulimit Shëndetësor Universal, si...

Spitali Rajonal Fier akreditohet në Ditën Botërore të Mbulimit Shëndetësor Universal, si një spital me parametra europiane

4

  Në ditën Botërore të Mbulimit Shëndetësor Universal Spitali Rajonal i Fierit akreditohet si më i miri në gjithë Jugun e Shqipërisë .

Ky akreditim është bërë publik në një ceremoni të zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë duke vlerësuar arritjet e këtij spitali dhe përkushtimin ndaj shëndetit të pacientëve jo vetëm fierakë, por edhe më gjerë.

Ky akreditim është një shtysë akoma më e madhe për të rritur shkallën e punës së stafit mjekësor në përmbushje me cilësi të çdo shërbimi që tashmë vlerësohet në shkallë të gjerë.

Spitali Rajonal Fier për shërbimin profesional akreditohet i dyti pas Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Gjithashtu në këtë ceremoni janë akredituar nga bordi i Agjencisë së Standardeve të Cilësisë dhe Kujdesit Shëndetësor  një numër institucionesh shëndetësore në vend duke shënuar  kështu një hap përpara drejt cilësisë dhe sigurisë së shërbimit shëndetësor për qytetarët./Tv Kombi/