Ballina Vendi Spekulimet për video-skandalin, Luana Vjollca reagon sërish: Sikur të mos kishte shpifje,...

Spekulimet për video-skandalin, Luana Vjollca reagon sërish: Sikur të mos kishte shpifje, intriga dhe kaq shumë urrejtje

26

Nuk ka qenë aq entuziaste sa çdo të diel tjetër Luana Vjollca në hapjen e mbrëmjes së sotme “Love Island Albania”. Megjithatë, s’mundi ta niste programin e radhës pa dhënë një mesazh të fortë, pas të gjitha akuzave që i janë bërë dy ditët e fundit.

Pas disa videove intime që, me gjasë, kanë dalë nga telefoni i dekoduar i Evis Martinajt, emri i Luana Vjollcës ka qarkulluar si njëra prej vajzave të njohura të showbiz-it shqiptar që janë bërë pjesë e hetimit.

Në fakt, siç reagoi edhe vetë Luana, ajo nuk ka asnjë lidhje me këto imazhe të videove, madje edhe tregon kraharorin e saj që nuk ka asnjë tatuazh – ndryshe nga vajza, pamjet e së cilës dolën edhe publikisht:

“Është e turpshme të hidhni baltë mbi jetën e një vajze që për gjithçka ka sot, ka vendosur një rrugë tjetër në këtë jetë, për t’ia dalë, rrugën e punës”, – shkroi Luana.

lg.php.gif

Ndërsa mbrëmjen e sotme në “Love Island Albania”, moderatorja e nisi duke kërkuar vëmendje vetëm për një mesash: “Sa e bukur do të ishte jeta nëse nuk do të kishte shpifje, intriga, nëse nuk do të kishte kaq shumë urrejtje dhe sa e bukur do të ishte në rast se vendin e tyre do ta zinte dashuria, respekti dhe e vërteta.”