Ballina Lajme SPAK kërkon arrest shtëpie për Berishën, shtyhet sërish seanca në GJKKO

SPAK kërkon arrest shtëpie për Berishën, shtyhet sërish seanca në GJKKO

12

Është shtyrë sërish seanca në GJKKO për ish-kryeministrin Sali Berisha. Sa i takon kërkesës së SPAK për arrest shtëpie ndaj ish-kryeministrit, i cili akuzohet për korrupsion pasiv në privatizimin e kompleksit Partizani.

Seanca do të mbahet më 30 Dhjetor, të shtunën në orën 12:00.

 

Mësohet se shkak janë bërë kërkesat e avokatëve, të cilët kanë depozituar në sekretarinë e gjykatës kërkesën për prova të mëtejshme lidhur me procesin.

Situata ku tashmë, seanca për caktimin e masës ndaj Berishës, është shtyrë për të tretën herë lidhet me një strategji të ndjekur nga avokatët e tij, të cilët kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka