Ballina Lajme Plas sherri në Shkodër, dy persona bëjnë për spital 33-vjeçarin

Plas sherri në Shkodër, dy persona bëjnë për spital 33-vjeçarin

9

Ditën e sotme, dy persona të paidentifikuar, janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta, ku kanë goditur 33-vjeҫarin banues në fshatin Bleran.

Njoftimi:

 

“Rreth orës 12:10, në spitalin rajonal të Shkodrës, është paraqitur i dëmtuar lehtë, shtetasi, 33 vjeç, banues në fshatin Bleran, i cili pretendon se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në rrugën ” Isa Jakupi” e kanë goditur me send të fortë, 2 shtetas të paidentifikuar.

Grupi hetimor vijon të punojë për identifikimin dhe kapjen e 2 shtetasve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftim.