Ballina Vendi Sot protesta/ Policia bëhet gardh tek Ministria e Brendshme,

Sot protesta/ Policia bëhet gardh tek Ministria e Brendshme,

2

Policia vendoset në qendër të Tiranës në pritje të protestës së qytetarëve kundër rritjes së çmimeve. Dhjetëra mjete janë vendosur pranë ministrisë së Brendshme, teksa dhe një autobot është parë në pedonale

Po kështu për të ruajtur rendin dhe sigurinë janë në gatishmëri edhe dhjetëra forca policie, të veshur me jelekë antiplumb.

Protesta është parashikuar të nisë në orën 11:00 nga sheshi “Skënderbej” e më pas protestuesit do të drejtohen për në kryeministri. Një përfaqësuese e protestës, tha dje se qeveria ka reaguar, por jo se ata kanë dashur. Sipas saj, nëse qeveria nuk pranon kërkesat e qytetarëve, protestat do të vijojnë pambarimisht.