Kjo e hënë (20 mars) ka shënuar hapjen e aplikimeve për fermerët për të përfituar nga Skema Kombëtare të Mbështetjes për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural për vitin 2023.
Aplikimi do të zgjasë deri në 11 prill, ndërsa vetëm në orët e para në të gjithë vendin ka pasur një numër tepër të lartë aplikimesh krahasuar me vitet e kaluara.
Vetëm në orët e parë janë bërë mbi 13 mijë aplikime të fermerëve në shkallë vendi. Kjo shifër është e lartë krahasuar me 2017, ku aplikimet kapin shifrën nga 3-4 mijë.
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bëri të ditur se kjo është një shifër tejet e lartë krahasuar me vitin e kaluar që tregon për interesin e shtuar të fermerëve për të përfituar nga masat mbështetëse të kësaj skeme, por sipas saj është edhe “një tregues i besueshmërisë që ka fituar skema vitet e fundit”.
Një element i rëndësishëm që ka kontribuar në rritjen e aplikimeve është edhe lehtësimi i fermerëve në procedura. Fermerët jo vetëm kanë lehtësi pasi nuk u nevojiten dokumente, por mund të aplikojnë online edhe nga shtëpia, pasi tashmë aplikimet kryhen pa vështirësi në e-Abania.
Faktor tjetër i rritjes së aplikimeve në Skemën Kombëtare është edhe diversifikimi i masave të mbështetjes, duke reflektuar nevojat në disa sektorë të rëndësishëm që nuk përfshiheshin në skemat e mëparshme.
Në Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi për vitin 2023 në subvencione përfshihet edhe blektoria, rritja e masave mbështetëse në bletari e pemëtari por edhe mundësia për të përfituar nga skema e naftës pa akcizë.
Vetëm në skemën e naftës pas taksa për bujqësinë deri më tani janë bërë 3600 aplikime.
Skema kombëtare ofron nëntë masat mbështetëse, me zero dokumente dhe zero kosto dhe që mbulon pothuajse gjithë sektorët: blegtori, bletari, bimë mjekësore, ferma organike, certifikim Global GAP.
Fokusi kryesor i dhënies së fondeve këtë vit është për sektorin e blegtorisë, i cili merr 60 % të totalit të skemës kombëtare të subvencioneve në bujqësi, ndërsa fluksi më i lartë i aplikimeve vjen nga zona e Fierit, Korçës, Lushnjës, Vlorës Beratit etj.
Fermerët aplikojnë online në portalin e-Albania, për një nga nëntë masat mbështetëse që ofron kjo skemë, me zero dokumente dhe zero kosto.
Në të gjithë vendin janë hapur 55 qendra për aplikimin, ku janë 20 agro-pika dhe 35 zyra të AREB-ve, për të qenë në dispozicion të informimit të fermerëve për çdo paqartësi dhe këshillim.
Gjithashtu të gjithë fermerët se në çdo moment mund të kërkojnë asistencë në numrin pa pagesë 0800 83 83, pranë Agropikave ose nga Agjencitë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor.
/rtsh.al/