Ballina Vendi  Situatë tensionuar në Parlament/O burracak, o i pander. Ty të ka çmendur...

 Situatë tensionuar në Parlament/O burracak, o i pander. Ty të ka çmendur 7 korriku”, Berisha i shkon Ramës te karrigia, i dalin para gardistët. Çfarë ndodhi në Kuvend

1

Kreu i PD-së Sali Berisha i ka shkuar kryeministrit Edi Rama te karrigia në podium, pasi kryetarja e parlamentit Lindita Nikolla nuk i ka dhënë fjalën. Para i kanë dalë gardistët. Nuk kanë munguar akuzat e Berishës ndaj Ramës.

“S’ke turp o frikacak, o i pafytyrë. O burracak, o i panderë. Ty të ka çmendur 7 korriku”, i tha Berisha Ramës.

Më pas megjithëse fjalën e ka pasur deputeti i PD-së Tomor Alizoti, ai ka deklaruar se kohën e tij ia jep Berishës.
“Meqë ky parlament është kthyer në teatër, nuk kam ndërmend të bëhem pjesë e teatrit dhe si demokrat ia kaloj kohën time zotit Berisha”, tha Alizoti.