Ballina Vendi Situata nga reshjet/FNSH evakuon dy familje në Shkodër, një person përfundon në...

Situata nga reshjet/FNSH evakuon dy familje në Shkodër, një person përfundon në spital

1

SHKODËR- Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë futur në aksion dutën e sotme në Shkodër për shpëtimin e dy familjeve që kishin mbetur të izoluara në lagjen Ajsem. Të dyja familjen ishin ngjitur në katin e dytë të shtëpive pasi ai i pari ishte përmbytur nga uji dhe prisnin ndërhyrjen e autoriteteve.

Anëtarët e dy familjeve tashmë janë zhvendosur, ndërsa një person mësohet të jetë dërguar në spital pasi ka shfaqur probleme të rënda shëndetësore.

Dalja nga shtrati e përrenjve ka lënë nën ujë rreth 400 hektarë tokë në Njësinë Administrative Ana e Malit në Shkodër. Disa banesa të tjera rrezikojnë të përmbyten.

Situata nga reshjet në vend

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile forcat e emergjencave civile po punojnë për zgjidhjen e problematikave të shkaktuara nga reshjet me intensitet të lartë, veçanërisht në Shkodër, Lezhë e Dibër. Forcat e Armatosura po ndihmojnë banorët për të kaluar rrugën në aksin rrugor Beltojë-Shkodër, te Harku i Bërdicës, ku ka vështirësi për kalimin e mjeteve të vogla për shkak të pranisë së ujit. Është ndërhyrë dhe normalizuar situata në dy banesa të përmbytura në fshatin Kakarriqë, të bashkisë Lezhë Në Shkodër është ndërhyrë në një banesë në lagjen Ajasëm, ku është bërë evakuimi i familjes dhe të Xhamia e Plumbit. Në njësinë administrative Bërdicë është bërë e mundur evakuimi i 2 familjeve. Në bashkinë Klos po punohet për zhbllokimin e rrugës që lidh fshatin Ketë me qendrën e njësisë administrative Xibër. Situata po monitorohet në vijim në zonën e Obotit të vjetër, në fshatrat Shirq, Mushan dhe Dajç, ku ka rrezikshmëri nga prurjet e shumta. I gjithë sistemi i reagimit të emergjencave civile është në gatishmëri. Ministria E Mbrojtja, Agjencia e Mbrojtjes Civile u bëjnë thirrje të gjithë banorëve në zonat e rrezikuara nga përmbytjet të bëjnë kujdes me lëvizjet, të njoftojnë autoritetet në rast nevoje.