Ballina Vendi Sistemi i ri i pagave në OSHEE/ Balluku: Shpërblim i merituar për...

Sistemi i ri i pagave në OSHEE/ Balluku: Shpërblim i merituar për punonjësit e terrenit

20

Hyn në fuqi nga ky muaj sistemi i ri i pagave në OSHEE, duke sjellë një rritje të konsiderueshme pagash për elektricistët e terrenit.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, ndërsa e cilësoi një lajm të mirë, u shpreh se vëmendja kryesore ka qenë shpërblimi i merituar i punonjësve të terrenit.

“OSHEE është ndërmarrja më e rëndësishme. Të gjitha pagat e OSHEE group do preken nga një rritje e cila varion sipas sektorëve. Vëmendja kryesore ka qenë për ti dhënë një shpërblim të merituar punonjësve të terrenit, elektricistë, teknikë, inxhinierët dhe pse jo faturistët.

Paga e elektricistit shkon në 70 mijë lekë, nga 50 mijë lekë që ka qenë. Do aplikohet për herë të p[arë dhe vjetërsia në punë. 0.6 % llogaritja e vjetërsisë së punës për 10 vitet e para, 0.8% nga viti 10-20 dhe 1 % për dhjetë vitet e treta”, tha Balluku.

/rtsh.al/