Ish kryeministri Italian Silvio Berlusconi prej ditës së djeshme është i shtruar në spital në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit San Raffaele në Milano. Lajmi për shtrimin e tij në spital ka marrë vëmendjen e mediave, ndërsa janë zbuluar detaje të reja.
ITALI- Ish kryeministri Italian Silvio Berlusconi prej ditës së djeshme është i shtruar në spital në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit San Raffaele në Milano. Lajmi për shtrimin e tij në spital ka marrë vëmendjen e mediave, ndërsa janë zbuluar detaje të reja.
Mediat italiane shkruajnë se Berlusconi ka probleme me frymëmarrjen dhe për këtë është futur ne terapi intensive. Liderit 86 vjeçar të Forca Italia dyshohet se i është rikthyer një infeksion në gjaku që ka përkeqësuar gjendjen e mushkërive të tij.
Berlusconi do të qëndrojë në spital për disa ditë ndërsa me të është edhe partnerja e tij Marta Fascina, fëmijët si dhe vëllai i tij Paolo dhe motra Licia Ronzulli. Mesazh për shërim të shpejtë erdhën nga eksponentë politikë të të gjitha partive, përfshirë edhe kryeministren Giorgia Meloni.
“Një urim i sinqertë për një shërim të shpejtë për Silvio Berlusconin, i shtruar në spitalin San Raffaele në Milano. Forca Silvio”, shkroi Meloni.
Ndërkohë, vëllai i tij Paolo Berlusconi tha se Silvio është një shkëmb, do t’ia dalë edhe kësaj radhe”. Kreu i partisë së qendrës së djathtë ‘Forza Italia’ ishte i shtruar në të njëjtin spital javën e kaluar dhe u largua ditën e enjtë pasi u përmirësua gjendja shëndetësore.Shqiptarja.com