Ndarja e papritur nga jeta e ish-aktorit të njohur të serialit “Friends”, Matthew Perry më 28 tetor të vitit të kaluar tronditi botën.
Pasi u raportua se aktori ndërroi jetë si pasojë e overdozës nga lëndët narkotike, duket se hetimeve dyshohet se është vrarë me dashje, duke i dhënë ilaçe të gabuara.
Policia e Los Anxhelos raporton se është shtuar numri i të arrestuarve sa i përket kësaj çështje, duke shkuar në 5, mes tyre janë dy doktorë dhe asistenti personal i ish-aktorit, Kenny Iwamasa.
Hetuesit e Los Anxhelosit thanë se të dyshuarit përfituan nga varësia e Perryt për t’u pasuruar me mjekët Salvador Plasencia dhe Mark Chavez që i ngarkuan aktorit 2000 dollarë për një shishe me ketaminë.
Zyrtarët thanë se Palsencia, 42 vjeç, dhe Chavez, një mjek në San Diego, u koordinuan me Iwamasan për t’i shpërndarë drogë aktorit të famshëm.
Martin Estrada, avokati amerikan për Distriktin Qendror të Kalifornisë u shpreh se Perry ra përsëri në varësi gjatë vjeshtës së 2023.
“Këta të pandehur kanë përfituar në kurriz të Matthew”, tha Estrada.
Top Channel